I dashur Partner,
Motoja e re e Travelport, Ndryshimi është për Guximtarët, nuk është vetëm një slogan marketingu. Është një moto me të cilën jemi zotuar të jetojmë. Dhe kur themi ndryshim, kemi parasysh ndryshimin E MADH. Sot jam i entuziazmuar që zyrtarisht hedhim në treg platformën tonë të re të udhëtimit dhe të shumë pritur : Travelport +.
Është koha t'i themi lamtumirë kompleksitetit tipik të industrisë sonë dhe të mirëpresim thjeshtësinë Është koha për të përqafuar një të ardhme më të shpejtë.
Travelport + do t'ju ofrojë juve dhe klientëve tuaj më shumë përmbajtje, mundësi më të mira shitjeje dhe çmime më të mira. Do të thotë lidhje fleksibël, e lehtë për t’u përdorur, më shumë zgjedhje dhe vendimmarrje më e lehtë. Kjo do të thotë një mundësi për agjencitë e udhëtimit që të bëhen shitës më të mire, falë produkteve dhe automatizimit te tyre. Do të thotë të ndihmoni furnitorët të shesin shërbime dhe produkte që i lejojnë ata të bëjnë dallimin midis markave dhe produkteve. E gjithë kjo së bashku nënkupton klientë të lumtur dhe fitime më të mëdha për biznesin tuaj. Të gjitha përmes një platforme të gjeneratës së ardhshme, një zgjidhje për agjentët desktop, një API dhe një kanal shpërndarjeje, i cili është ndërtuar mbi inteligjencën artificiale dhe drejtuar nga të dhënat.
Ne po fillojmë një udhëtim epik të transformimit dhe jemi të ngazëllyer që bashkoheni me ne në të. Vizitoni faqen tonë dhe lexoni se çfarë thonë tashmë klientët e tjerë për Travelport +.
E ardhmja e shitjes së shërbimeve të udhëtimit është këtu. Le ta zbulojmë së bashku.
Greg Webb, CEO
Travelport
Comments