top of page

Kompania jonë, vizioni ynë, historia jonë dhe vlera e shtuar për ju

TRAVELPORT ALBANIA

​

Travelport Albania operon ne Shqiperi si perfaqesi e kompanise meme Travelport. Travelport Albania ofron  sistemin global te shperndarjes  Galileo GDS  agjenteve te udhetimit se bashku me suportin teknik dhe help deskun  cilësor dhe aktiv, i cili bazohet si në zgjidhjen e problemeve të çastit ashtu dhe në parandalimin e problemeve potenciale. Se bashku me  trajnimin e agjenteve te udhetimit, pajisjen e tyre me çertifikata, perditesimet me te rejat e industrise se udhetimit, produkteve konkuruese ne treg si dhe fal teknologjise se avancuar, Travelport Albania eshte gjithnje e me prane partnereve te saj.

 

`Know-how` profesional i Travelport Albania është i mbështetur në eksperiencën shumëvjeçare të agjensive partnere në Pragë, Kiev dhe Bratislavë. Këtë fakt e përforcojnë akoma edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet punonjësve të këtyre vendeve gjë që mundëson zgjidhjen e menjëhershme të problemeve.

 

Punonjësit e kompanise Travelport Albania i mirëpresin me kënaqësi takimet me agjentet turistike qofshin këto ne zyrat e tyre në qendër të Tiranës apo ne selite e agjensive, bisedat telefonike, komunikimin nepermjet postes elektronike etj. Por kontakti më i thjeshtë dhe ndoshta dhe më i shpeshtë do të jetë pikërisht nëpërmjet këtyre faqeve web të internetit, tek të cilat do të aktualizohen rregullisht të rejat nga fusha e shpërndarjes dhe ofrimit të shërbimeve turistike. Ju mirëpresim me kënaqësi!

​

​

TRAVELPORT

​

Travelport eshte lider ne fushen e teknologjise qe nga 1971.

 

Pjesa qendrore e ketij biznesi ofron nje shperndarje globale elektronike per industrine e udhetimit nepermjet sistemeve te tij paraprake, produkte te fjales se fundit dhe inovative duke gjetur si zgjidhje internetin.

 

Travelport eshte nje distributor me vlera suplementare i prenzantimit te produkteve te udhetimit nepermjet sistemeve direct-to desktop, si dhe nje furnizues per bileta elektronike dhe produkte rezervimi per linjat ajrore dhe agjensite turisike.

 

Ne mbare boten, Travelport lidh perafersisht:

 

52 000 agjensi udhetimi

425 linja ajrore

23 kompani qe japin makina me qira

68 000 hotele

nje grup te gjere agjentesh udhetimi dhe linja lundrimi

​

Duke qene pjese e familjes se Travelport qe lidh me teper se 20 marka e ndihmon Galileo-n qe te ofroje nje numer me te madh sherbimesh dhe nje kapacitet me te madh udhetimi per klientet e tij.

​

bottom of page