top of page

Termat dhe Kushtet

1.

1.1

​

Distributori është emëruar rregullisht si distributor për sistemin global të shpërndarjes Galileo Internacional, për territorin e Republikës se Shqiperise. Distributori krijon dhe/ose merr dhe u shpërndan përdoruesve shërbime dhe produkte të cilat shërbejnë për pasqyrimin e orareve të fluturimeve, çmimeve të transportit ajror, disponibilitetit të vendeve të lira dhe të shërbimeve dhe produkteve të tjera të turizmit dhe u krijon përdoruesve mundësinë të ofrojnë shërbime të tilla si rezervime, shitjen e biletave të avionëve dhe/ose shërbime të tjera të fushës së turizmit. Distributori është i autorizuar të mbyll kontrata për ofrim të shërbimeve të sistemit global të shpërndarjes Galileo, t’u faturoje përdoruesve tarifat përkatëse në përputhje me dokumentacionin kontraktual të dhënë, të ofroje shkollime për përdorimin e sistemit Galileo përfshirë këtu edhe certifikimin si dhe t’u siguroje mbështetje përdoruesve në territorin e Republikës se Shqiperise.

​

1.2

​

Distributori ka per detyre t’i mundësojë Përdoruesit disponueshmëri të sistemit të shpërndarjes Galileo për produktet dhe shërbimet që ofrohen nga Distributori, me çmimin dhe kushtet e bashkërenduara më tej në këtë kontratë.  Lidhja me sistemin realizohet qoftë nëpërmjet pajisjeve të vet përdoruesit ose nëpërmjet pajisjeve të ofruara nga Distributori. Softuerët respektivë janë gjithmonë të livruar nga Distributori.

​

2. Emërtimet

2.1 Emërtimet e përdorura në këtë kontratë: me 

 

„Aparaturë“ do të kuptojmë pajisjet, softuerët dhe rrugët e komunikimit  të cilat në tërësinë e tyre i mundësojnë Përdoruesit hyrjen në sistemin Galileo;

 

„Rrugë komunikimi“ do të kuptojmë linjat e komunikimit dhe pajisjet e lidhura me to që shërbejnë për të lidhur sistemin Galileo me pajiset e një zyre të dhënë;

 

„GDS“ (Sistem global të shpërndarjes) do të kuptojmë sistemin kompjuterik që përmban ose ofron informacione mbi oraret e fluturimeve, çmimet, ofertën e vendeve të lira dhe shërbimeve të tjera të shoqërive të transportit ajror dhe të  subjekteve të tjera që operojnë në fushën e turizmit, e që nëpërmjet të cilit mund të realizohet shërbimi i rezervimit;

 

„Pajisje“do të kuptojmë çfarëdolloj „Pajisje tjetër“ ose „pajisje ne perdorim“ ku me:

 

a.  „Pajisje tjetër“ do të kuptojmë pajisjen e cila ka qenë e lidhur ose do të lidhet me sistemin Galileo, por që nuk bën pjesë në kategorinë e „pajisjeve ne perdorim“.

b.  „Pajisje ne perdorim“ do të kuptojmë pajiset, të cilat Distributori ia ofron ose do t’ia ofroje Përdoruesit, konform Shtojcës nr.1.

 

„Sistem Galileo“ do të kuptojmë GDS-në e  vënë në punë dhe të bërë të disponueshem nga Distributori;

 

„Komponentë të siguruar“ do të kuptojmë pajisjet, mediet dhe ato pjesë të rrugëve të komunikimit të marra ne perdorim e që janë të vendosura në zyrë;

 

„Zyrë“ do të kuptojmë dhomën me pajisjet e saj e përdorur nga Përdoruesi, e cila ndodhet në adresën ose adresat e specifikuara në Shtojcat, ku janë të instaluara sipas kushteve të kësaj Kontrate pajisjet e harduerit si dhe/ose produktet e softuerit ;

 

„Manual“ do të kuptojmë të gjithë dokumentacionin që Distributori i ofron Përdoruesit për shfrytëzim dhe përdorim të rregullt të të gjitha shërbimeve dhe produkteve të livruara sipas kushteve të kësaj Kontrate dhe të plotësuara apo të rregulluara nga Distributori sipas nevojave;

 

„Media“ do të kuptojmë bartësit në të cilët janë shtypur ose regjistruar softuerët dhe manualet dhe të cilët Distributori sipas nevojës ia ofron Përdoruesit;

 

„Rezervim“ do të kuptojmë shërbimin e ofruar nëpërmjet sistemit Galileo, i cili mundëson Përdoruesin të kërkoj dhe rezervoj shërbime të subjekteve që operojnë në fushën e turizmit dhe që paraqesin produktet dhe shërbimet e tyre në sistemin Galileo; dhe me

 

„Produkte Softueri“ do të kuptojmë programet kompjuterik sipas specifikimeve të Shtojcës nr. 2.

​

3. Levrimi i pajisjeve

3.1

​

Në përputhje me këtë Kontratë dhe sipas kushteve të përcaktuara në të, Distributori bie dakord:

 

a.  t’i ofrojë Përdoruesit pajisje ne perdorim dhe rrugë komunikimi, sipas listës së paraqitur në Shtojcës nr. 1

b.  të lidhë me rrugët e komunikimit të gjitha pajisjet e nevojshme; dhe

c.  t’i mundësoj Përdoruesit hyrjen në sistemin Galileo përmes pajisjeve.

​

4. Zyra

4.1

 

Distributori do t’i ofrojë Përdoruesit falas, informacione që kanë të bëjnë me përgatitjen e zyrës dhe shfrytëzimin e aparaturës.

​

4.2

​

Përdoruesi do të përgatisë zyrën me shpenzimet e veta dhe do të siguroj hapësirën, ambientin dhe kushtet e nevojshme për furnizimin me energji elektrike, që të mundësojë që aparatura të instalohet dhe të vihet në punë pa rrezik dhe në mënyrë të përshtatshme.

​

4.3

​

Përdoruesi konfirmon dhe deklaron, se çdo zyrë e përmendur më poshtë është e administruar prej tij dhe se është i autorizuar të mbyll këtë kontratë për secilën prej tyre (zyrave).

​

4.4

​

Po qe se Distributori nuk miraton me shkrim ndonjë procedurë tjetër, atëherë  zhvendosja e cilësdoqoftë prej pajisjeve të instaluara ose e çfarëdolloj pjese të rrugëve të komunikimit (duke përfshirë këtu edhe).

​

4.5

​

Zhvendosjet brenda së njëjtës zyrë) mund të kryet me shpenzimet e Përdoruesit por vetëm nga Distributori ose nga agjenti i tij.

​

5. Pajisjet

5.1

 

Përdoruesi mund të përdor qoftë pajisjet e veta qoftë pajisjet ne perdorim të marra nga Distributori të paraqitura në Shtojcën nr.1. Pajisjet e veta sidoqoftë duhet t’i përgjigjen specifikimeve teknike të përcaktuara nga  Distributori.

​

5.2

​

Për përgatitjen e pajisjeve të veta për instalimin e sistemit Galileo përgjigjet Përdoruesi. Në rast se do të jetë e nevojshme që Distributori ose agjenti i tij të rregulloj pajisjet e Përdoruesit në mënyrë që ato t’i përgjigjen kërkesave, atëherë ky shërbim do t’i ofrohet Përdoruesit kudrejt pagesës.

​

6. Levrimi, instalimi dhe dorëzimi

6.1

 

Distributori do të informojë Përdoruesin për afatet e planifikuara të livrimit dhe instalimit të aparaturës në një kohë sa më të shkurtër. Distributori do të bëj gjithçka në mënyrë që livrimin dhe instalimin ta siguroj sa më shpejt menjëherë pas nënshkrimit të kësaj kontrate.

​

6.2

​

Distributori, pas instalimit dhe dorëzimit të të gjitha pajisjeve, do të kryej në një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur të gjitha testet standarde për t’i vërtetuar Përdoruesit, që pajisjet janë në gjendje pune.  Dorëzimi do të bëhet duke mbajtur shënimet përkatëse në protokoll.

​

6.3

​

Distributori ka të drejtë të kërkoj, që në konton e tij të depozitohet, një garanci financiare përpara se të kryej çfarëdolloj hapi për fillimin e instalimeve. Kushtet e një garancie të tillë financiare janë përcaktuar në Shtojcën nr. 3.

​

7. E drejta e pronësisë dhe përgjegjësitë

7.1

 

Distributori ose partnerët e tij kontraktual do të kenë për gjatë gjithë kohës të drejtën e pronësisë ndaj pajisjeve të paraqitura në Shtojcën nr.1, ndaj softuerëve, manualeve, medieve, rrugëve të komunikimit (nqs këto nuk janë në pronësi të ofruesve të shërbimeve të komunikimit në zyrën përkatëse ose të një pale krejt tjetër) dhe ndaj copyright ose të drejtave të tjera të autorit që kanë të bëjnë me to.  Përdoruesi është i autorizuar që të sipërpërmendurat t’i përdorë për gjatë gjithë periudhës së kohëzgjatjes së marrëdhënieve kontraktuale e sipas kushteve të paraqitura në këtë Kontratë. Përdoruesi bie dakord që nuk do të kryej asnjë negocim, që mund të jetë në kundërshtim me principet e paraqitura më sipër.

​

7.2

​

Përgjegjësia e plotë për pajisjet dhe pjesët e tyre, rrugët e komunikimit dhe softuerët kalon tek Përdoruesi pas livrimit të këtyre pajisjeve në zyrën përkatëse.

​

7.3

​

Në qoftë se pas livrimit Përdoruesit i humbet, i shkatërrohet apo dëmtohet ndonjë pjesë e medies, atëherë Distributori këtë do ta zëvendësoj në një afat kohor sa më të shkurtër, me kusht që Përdoruesi të mbuloj shpenzimet e lidhura me të.

​

7.4

 

Përdoruesit i ndalohet të heq apo mbuloj shenjat e identifikimit të pajisjeve të marra ne perdorim, të rrugëve të komunikimit, të softuerve ose medieve apo t’i përdor ato si garanci financiare për të mbuluar detyrimet e veta.

​

8. Sigurimi

8.1

 

Përdoruesi do të firmosë dhe do të vazhdojë të mbajë me shpenzimet e veta një kontratë sigurimi ndaj rreziqeve të zakonshme që kanë të bëjnë me vjedhjet, humbjet ose dëmtimin e pronës së siguruar.

​

8.2

​

Në rast vjedhjeje, humbje ose dëmtimi të pronës së siguruar atëherë:

 

a.  Përdoruesi informon menjëherë me shkrim Distributorin dhe shoqërinë e sigurimeve;

b.  Përdoruesi i paguan Distributorit shumën e parave, e cila përcaktohet nga Distributori si shumë e nevojshme për garantimin e riparimeve ose zëvendësimin e pronës së vjedhur apo të dëmtuar;

c.  Pas marrjes së shumës së caktuar, Distributori menaxhon riparimin ose zëvendësimin e pronës së siguruar në një afat kohor sa më të shkurtër;

d.  Pas, riparimit ose zevendesimit te pronës se siguruar, Perdoruesi do ta shfrytëzoje ate në përputhje me kushtet e përcaktuara në këtë kontratë; dhe

e.  Kompensimi i marrë nga shoqëria e sigurimit i mbetet Përdoruesit.

​

9. Pajisjet (e huazuara) ne perdorim

9.1

 

Pajisjet ne perdorim do t’i jepen Përdoruesit për periudhën kohore, që fillon që nga momenti i vendosjes së pajisjeve në zyrë dhe përfundon me përfundimin e kësaj Kontrate në raport me pajisjet e marra ne perdorim e në përputhje me kushtet e kësaj Kontrate.

​

9.2

​

Përdoruesit nuk i lejohet të shesë pajisjet e marra ne perdorim, t’i ofroj apo t’ia japë ato me qira një subjekti tjetër, t’i lerë si garanci, t’i vendos ato në një vend tjetër veç zyrës për të cilën është marrë vesh ose ndryshe, të trajtoj pajisjet sikur të ishin të tijat.

​

10. Ofrimi dhe shfrytëzimi i shërbimit të rezervimit

10.1

 

Në përputhje me kushtet e kësaj Kontrate, Distributori i ofron Përdoruesit të drejtën të shfrytëzoj atë pjesë të shërbimeve të rezervimit të sistemit Galileo, e cila është e lidhur me pajisjet dhe/ose softuerët e dhënë sipas kushteve të kësaj Kontrate, por vetëm për kryerjen e veprimtarive specifike tregtare të përshkruara në manuale.

​

10.2

​

Përdoruesi pajtohet dhe konfirmon, që me nënshkrimin e kësaj Kontrate, me mundësimin e hyrjes në sistemin Galileo ose me shfrytëzimin e shërbimeve të rezervimit nuk përfiton asnjë të drejtë pronësie apo ndonjë të drejtë tjetër ndaj të dhënave të regjistruara apo të disponueshme nëpërmjet sistemit  Galileo, ndaj softuerëve, dokumenteve, logos së firmës Galileo ose shoqërive të saja partnere ose ndaj çfarëdolloj materiali të përdorur në raport me sistemin Galileo, përveç atyre të ofruara në mënyrë eksplicite nga kjo Kontratë.

​

10.3

​

Përdoruesi dhe zotëruesi i sistemit së bashku me të tjerët do të kenë të drejtë të përdorin të gjitha të dhënat e regjistruara në sistemin Galileo nga Përdoruesi për krijimin e regjistrit të rezervimeve dhe të informacioneve të lidhura me të.

​

10.4

​

Përdoruesi konfirmon se do ta përdor sistemin Galileo dhe do të shfrytëzoj shërbimet e rezervimit:

 

a.  në përputhje të plotë me të gjitha instruksionet e punës të dhëna nga Distributori

b.  vetëm për kryerjen e veprimeve specifike tregtare  të përcaktuara në manuale; dhe

c.  vetëm i lidhur me dhe duke përdorur pajisjet.

​

10.5

​

Përdoruesi do të lidhet nëpermjet faqes kryesore neutrale për çdo operacion të veçantë që përfshin shoqëri të ndryshme të transportit ajror. Përdoruesi në asnjë rast nuk do të ndryshojë ose nuk do të manipulojë me informacionet e ofruara nga sistemi Galileo në mënyrë që t’u japë klientëve të tij informacione të pasakta, mashtruese ose diskriminuese.

​

10.6

​

Pa marrë parasysh përmbajtjen e pikës 10.5, Përdoruesi mund të përdor çfarëdolloj ekspozimi tjetër veç atij kryesor neutral si reagim ndaj kërkesës së klientit për udhëtim vetëm me një shoqëri të transportit ajror të specifikuar ose kur klienti kërkon informacione vetëm për transportin ajror në kuadër të paketës së shërbimeve të kërkuar (package).

​

10.7

​

Përdoruesi do të marrë të gjitha masat për parandalimin e shfrytëzimit të paautorizuar (jo-legjitim) të shërbimeve të rezervimit.

​

10.8

​

Përdoruesi obligohet se nuk do të kryej asnjë rezervim për fluturime, kapacitete hotelesh, shërbime “rent a car” ose për shërbime të tjera udhëtimi, në qoftë se ato nuk do të kërkohen nga vetë klienti i potencial.

​

11. Përdorimi i aparaturës

11.1

 

Përdoruesi lejon përfaqësuesin e Distributorit të hyjë në ambientet e zyrës së tij brenda orarit të punës të Përdoruesit me qëllim që të instaloj, inspektoj ose kontrolloj aparaturat dhe funksionimin e tyre.

​

11.2

​

Përdoruesi do të vërë në punë aparaturat në përputhje të plotë me instruksionet e dhëna nga Distributori.

​

11.3

​

Përdoruesi është dakord me atë, që aparatura të përdoret vetëm për kryerjen e aktiviteteve tregtare të përcaktuar në manuale me kushtin, që Përdoruesi mund të përdor pajisjet për të kryer të gjitha funksionet e specifikuara nga furnitori ose krijuesi i softuerit në atë masë, që aplikimi i këtyre funksioneve të mos jetë në kundërshtim me instruksionet e përdorimit të dhëna nga Distributori. Përcaktimet e këtij paragrafi nuk e pengojnë Përdoruesin të përdor cilëndo pjesë të pajisjes për qëllime, të cilat i vendos Përdoruesi për gjatë kohës, që pajisja  nuk është e lidhur on-line me sistemin Galileo  dhe duke pasur parasysh që një përdorim i tillë nuk do të ketë ndikim negativ ndaj sistemit Galileo.

​

11.4

​

Përdoruesi garanton, që aparatura nuk do të keqpërdoret në asnjë lloj mënyre dhe që do të përdoret vetëm nga punonjës të cilët kanë trenimin përkatës për përdorimin e saj.

​

11.5

​

Përdoruesi obligohet, që as ai dhe as ndonjë palë e tretë nuk do të përpiqet të bëj apo nuk do të kryej asnjë lloj mirëmbajtjeje, riparimi, ndryshimi, adaptimi ose lidhje të çfarëdoqoftë karakteri në raport me pajisjet e marra ne perdorim, softuerëve ose rrugëve të komunikimit po qe se më parë ato nuk janë miratuar me shkrim nga Distributori. Në rast mosrespektimi të këtij obligimi Përdoruesi do të mbulojë të gjitha shpenzimet e kryera për kthimin e gjendjes në atë fillestare.

​

11.6

​

Përdoruesi nuk do të lidhë me aparaturën pajisje të tjera veç atyre të miratuara me shkrim nga Distributori dhe që i përgjigjen kërkesave teknike të përcaktuara nga Distributori.

​

11.7

​

Në rastet kur Përdoruesi i ka pajisjet dhe/ose softuerët e nevojshëm, Distributori i mundëson atij të pajis automatikisht klientët me bileta avioni të shoqërive të rregullta të fluturimeve që përdorin sistemin  Galileo, duke supozuar që:

​

a.  Përdoruesi plotëson të të gjitha kushtet, udhëzimet dhe rregullat e kërkuara nga shoqëria përkatëse e fluturimeve dhe organeve përkatëse (si p.sh. rregullat e IATA BSP ALBANIA);

b.  shoqëria përkatëse e fluturimeve ose organi rregullator përkatës të ketë dhënë miratim që Galileo International të procedoj kështu; dhe

c.  biletat e fluturimit lëshohen vetëm për rezervimet e bëra në sistemin Galileo (në qoftë se Distributori nuk miraton lëshimin e biletave të fluturimit për rezervime të bëra jashtë sistemit Galileo).

​

11.8

​

Përdoruesi është dakord me atë që Distributori të ndaloj lëshimin automatik të dokumenteve të udhëtimit sipas paragrafit 11.7, për rastet kur duhet të veproj kështu, në bazë të kërkesës të shoqërisë përkatëse të fluturimeve ose organit përkatës të autorizuar (p.sh. Ministria e Transportit e Republikës se Shqiperise, Zyra e aviacionit civil të Republikës se Shqiperise, IATA BSP e Republikës se Shqiperise etj.).

​

12. Autorizimi për përdorimin e softuerit

12.1

 

Distributori ofron, për gjatë gjithë kohës së vlefshmërisë së kësaj Kontrate, autorizim për përdorimin e softuerëve dhe manualeve që kanë lidhje me pajisjen. Ky autorizim ofrohet kundrejt pagesës së tarifës së përcaktuar në Shtojcën nr.2 të kësaj Kontrate dhe kundrejt kushteve të përcaktuara në këtë Kontratë. Përdoruesi njëkohësisht konfirmon që e pranon këtë autorizimin për kushtet e paraqitura në këtë Kontratë.

​

12.2

​

Përdoruesi është dakord të përdor softuerët vetëm për të ofruar shërbimet e përshkruara në manualet përkatës, në përputhje me paragrafin 11.5 dhe kur është i lidhur vetëm me pajisjen.

​

12.3

​

Përdoruesi pa miratim me shkrim nga Distributori nuk mund të:

 

a.  adaptoj apo modifikoj softuerët ose pjesët e tyre;

b.  po ashtu, nuk mund të lejoj që qoftë softueri si i tërë apo pjesët e tij të përdoren si pjesë të çfarëdolloj softueri apo programi tjetër;

​

12.4

​

Përdoruesi pa miratim me shkrim nga Distributori nuk mund t’i japë produktet softuerike asnjë pale të tretë përveçse punonjësve të vet, të cilëve iu duhet të punojnë me to për të kryer veprimtaritë tregtare të përcaktuara në manualet e ose në kontratat e veçanta licensuale për produkte të tilla.

​

12.5

​

Përdoruesi obligohet se do të garantoj, që personat të cilët, në përputhje me paragrafin 12.4, kanë leje për të punuar me softuerët, do të njihen paraprakisht me konfidencialitetin e përmbajtjes së këtyre produkteve dhe që për respektimin e këtij konfidencialiteti do t’i përgjigjen Distributorit. Përdoruesi është plotësisht i përgjegjshëm për të gjitha dëmtimet, zëvendësimet apo kompensimet eventuale që do t’i kërkohen Distributorit, si pasojë e përdorimit të paautorizuar të produkteve softuerike ose të shkeljes së kushteve të paraqitura më sipër nga pala e Përdoruesit.

​

13. Versionet e reja të produkteve softuerike

13.1

 

Distributori  mund ta pajis Përdoruesin me versione të reja softuerike në përpjekje për t’i ofruar përmirësime ose modifikime të softuerëve ekzistues. Distributori i jep Përdoruesit, mjaft kohë përpara, informacione mbi përmbajtjen dhe ndryshimet e versionit të ri përkatës. Distributori merret vesh me Përdoruesin për datën e vënies në punë të versionit të ri,  e furnizon Përdoruesin me këtë version të ri dhe në rast nevoje ia instalon në pajisje brenda një afati kohor të vendosur më përpara. Përdoruesi që nga data e instalimit të versionit të ri nuk do të përdor më versionin e parë.

​

13.2

​

Në qoftë se Përdoruesi e kërkon një gjë të tillë dhe arrihet në marrëveshje, atëherë Distributori, sipas kushteve në fuqi për momentin e dhënë, shkollon e stërvit punonjësit e Përdoruesit me versionin e ri të produktit softuerik.

​

14. Mirëmbajtja e pajisjeve

14.1

 

Distributori i ofron Përdoruesit mirëmbajtjen e pajisjeve  në mënyrën si vijon:

 

a.  nqs Përdoruesi kërkon mirëmbajtjen e pajisjes tjetër dhe Distributori do ta realizoj këtë mirëmbajtje, atëherë kjo mirëmbajtje do të ofrohet sipas kushteve të aplikuara nga Distributori për kohën e dhënë;

b.  tarifat e përcaktuara në Shtojcën nr.3 përfshijnë pagesat për mirëmbajtjen e pajisjeve ne perdorim; rrugëve të komunikimit dhe të produkteve softuerike.

​

14.2

​

Distributori ofron mirëmbajtjen e aparaturës sipas kushteve të shlyerjes së pagesave të paraqitura në Shtojcën nr.3.  Një mirëmbajtje e tillë përfshin:

 

a.  mirëmbajtjen preventive(parandaluese), e cila do të ofrohet në intervalet e përcaktuara nga Distributori;

b.  konsultimin telefonik (help desk), i cili do t’i ofroj Përdoruesit ndihmë teknike dhe përdorimi /shfrytëzimi (Distributori do të informoj Përdoruesin për numrat e telefonit dhe orarin e punës së qendrës së konsultimit telefonik); dhe

c.  riparime brenda orarit normal të punës, aty ku do të jetë e domosdoshme.

​

14.3

​

Përdoruesi mund të kërkoj punime teknike ose riparime duke e kontaktuar Distributorin me telefon, e-mail ose faks brenda kohës së tij të punës. Distributori do të përpiqet që sa më parë t’i siguroj shërbimet e kërkuara brenda kohës së punës së zakonshme.

​

14.4

​

Tarifat për mirëmbajtjen të përmendura në paragrafin 14.1.b. nuk mbulojnë punët dhe materialet e nevojshme për rastet e tjera, veç atyre që kanë të bëjnë me konsumimin normal të aparaturës. Distributori mund t’i faturoj Përdoruesit shpenzimet për rripat e shtypit (printerit).

​

14.5

​

Përdoruesi është dakord, të paguaj për llogari të Distributorit ose të agjentit të tij, përveç tarifave për mirëmbajtjen e pajisjeve të përmendura në paragrafin 14.1, gjithashtu edhe krejt pagesat e përcaktuara nga  Distributori për të gjitha punët e kryera prej Distributorit ose agjentit të tij, në qoftë se këto punë nuk janë kryer për shkaqe të tjera e jo në kuadër të konsumimit normal të aparaturës.

​

bottom of page