top of page

Commission Manager

bannery-1300x737px-Commission-Manager.jp

Menaxhoni komisionet tuaja të linjave ajrore dhe shtojini ato në PNR.

Nuk ka më ADM, nuk ka më të ardhura të humbura.

Aircraft and banknotes above laptop.jpg

Korrigjo komisionet

​

Komisionet ajrore janë gjithnjë e më komplekse. Ato shpesh përcaktohen për RBD(Reservation booking designator) të veçanta dhe kanë parametra të veçantë, kështu që shumë gabime mund të ndodhin kur bëhet fjalë për aplikimin e tyre. Lërjani në dorë  Commission Manager dhe do jeni te sigurt që komisioni i aplikuar do të jetë gjithnjë i saktë.

Asnjë komision kompleks nuk do t'ju kapi në befasi

​

Mund të ndodhë që agjentët tuaj të mos aplikojnë komisione komplekse sepse janë aq të zënë sa nuk kanë kohë të mjaftueshme. Por këto komisione komplekse janë financiarisht më interesante, dhe ju humbni paratë tuaja. Me Commission Manager, kjo nuk do të ndodhë më. Agjentët tuaj gjithashtu do të jenë më të qetë. Klientët do ta vlerësojnë këtë dhe me kënaqësi do t'i rekomandojnë shërbimet tuaja dhe do të rikthehen.

Young lovely couple sitting with manager
Time..jpg

Kursim i paçmueshëm i kohës

​

Commission Manager është i barabartë me një sasi të konsiderueshme të kohës së kursyer. Të keni komisione të ruajtura diku, të kërkoni nëpër to, t'i zbatoni ato - kjo kërkon shumë kohë. Në këtë mënyrë, agjentët tuaj thjesht klikojnë me lehtësi një buton në Smartpoint-in e tyre, në këtë mënyrë llogaritet komisioni i saktë dhe ruhet në prenotim.

Pa Commission Manager, ...

​

Si duket një situatë e zakonshme në agjencitë e udhëtimit? Imagjinoni një zyrë të mbushur me agjentë, ku secila prej tyre ka komisionet e ruajtura në fletë të ndryshme të Excel ose të shkruara në copa letra. Në rastin më të mirë, agjensia përdor dokumente të përbashkëta që mund të hapen nga çdo agjent që mund të zbulojë se cilin komision duhet të aplikojë. Ndonjëherë, agjensia madje ka një person tjetër përgjegjës që kalon nëpër prenotime dhe kontrollon nëse komisionet zbatohen në mënyrë korrekte. Kjo sigurisht do të thotë kosto shtesë për ju. Së fundmi, ju mund të përdorni motorrin tuaj të kërkimit në internet. Nëse aktivizoni automatizimin e biletave elektronike, duhet që komisionet të aplikohen automatikisht. Normalisht, do t'ju duhet një person tjetër që importon komisionet ne programin e motorrit të kërkimit në internet.

Hand of business man sticking out of a d
Cheerful male customer service operator

... me Commission Manager

​

Commision Manager kujdeset për të gjitha këto. Imagjinoni një vend të vetëm ku  mund të krijoni lehtë komisionet. Një formë e thjeshtë që mund të trajtohet nga një person i vetëm në ekipin tuaj i cili është përgjegjës për mbledhjen e detajeve në komisionet nga linjat ajrore dhe që i vendos ato në program. Si pasojë, agjentët tuaj nuk kanë nevojë të kërkojnë komisione kudo - ato do të paraqiten automatikisht në Smartpoint-in e tyre në prenotimet nga të cilat do të krijohen biletat elektronike. Ata kursejnë një sasi të madhe kohe dhe eleminojnë gabimet e mundshme. Komisionet e ngritura në këtë mënyrë aplikohen automatikisht në motorrat e kërkimit në internet ose në ndonjë sistem tjetër që përdorni. Si rezultat, komisionet tuaja janë të njëjta kudo, ato janë aplikuar në mënyrë korrekte dhe madje edhe në rastet e komisioneve më komplekse nuk keni nevojë të mendoni se si t'i zbatoni ato.

Çfarë ofron Commission Manager?

Ndërfaqe administratori për të krijuar komisionet

​

Ne do t'ju ndihmojmë të vendosni komisionet tuaja të linjës ajrore në ndërfaqjen e administratorit të Commission Manager. Ju mund t'i lini opsionet e pandryshuara, ose ato mund të redaktohen nga ekipi juaj i cili ka aftësi dhe njohuri të mjaftueshme.

cm-admin console.gif
CM_Smartpoint3.PNG

Një shtojcë në Smartpoint

​

Kur agjenti dëshiron të lëshojë një biletë elektronike, shtojca i lejon ata të klikojnë njërën nga dy butonat në Travelport Smartpoint. Butoni CMCalc automatikisht llogarit komisionin për rezervimin specifik. Butoni CMStore jo vetëm që llogarit komisionin, por e ruan atë direkt në maskën Fare Quote të prenotimit specifik. Pra, e vetmja gjë që duhet të bëjnë agjentët tuaj është të klikojnë një buton.

Commission Manager API

​

Ekziston gjithashtu një API (ose një ndërfaqe programimi) në dispozicion. Kjo ju lejon të shtoni këtë funksionalitet në mjetin tuaj të prenotimit në internet ose në një sistem tjetër që keni zhvilluar. Ju mund të pasuroni çdo sistem tjetër me funksionalitetin për të llogaritur automatikisht komisionet tuaja të linjës ajrore. Shihni dokumentacionin.

Css and php code on dark blue background

Shikoni një demonstrim

 

A jeni i sigurt se ekipi juaj trajton komisionet ajrore në mënyrën më efikase të mundëshme? A jeni i sigurt që nuk do të merrni ADM të panevojshme, ose humbni të ardhura?

 

Shikoni një demonstrim për të zbuluar se si Comissin Manager mund të kujdeset për të gjitha këto për ju.

bottom of page