top of page

Flight Watchdog

bannery-1300x737px-Flight-Watchdog.jpg

Tërhiqni klientët në faqen tuaj të internetit. Shisni më shumë bileta ajrore. Lejo udhëtarët të vëzhgojnë  çmimet e biletave  nëpërmjet motorrit te kerkimit  të fluturimeve

Qasje inovative për shitjet online të biletave ajrore

​

Flight Watchdog është një lloj shërbimi krejt i ri në portofolin tonë. Udhëtaret që vizitojnë faqen tuaj të internetit nuk janë menjëherë të gatshëm të blejnë biletën e avionit. Ata te lumtur, mund të presin për një çmim më të ulët. Por ka shumë të ngjarë që ata nuk do t’ju  telefonojnë  çdo ditë për të pyetur rreth ndryshimit te cmimit. Falë Flight Watchdog,  klientët tuaj mund  të vëzhgojne cdo ditë ndryshimin e çmimit duke u njoftuar automatikisht nëpërmjet postës elektronike.

Nuk mund të jetë më e thjeshtë

​

Udhëtarët vijnë në faqen tuaj të internetit, interesohen per biletat, dhe thjesht duke vendosur adresën e postës elektronike në një dritare që shfaqet, ata aktivizojnë gjurmimin e çmimit të itinerarit.

Working from Home
dog with glasses delivering air mail env

Cfarë informacioni do të marrin ata?

Më e rëndësishmja, nëse çmimi i biletës bie, ata do të  njoftohen. Flight Watchdog njofton klientët tuaj, nëse çmimi origjinal, cmimi që duan të gjurmojnë, është më i ulët.

​​

Përveç kësaj, ata do të marrin një herë në ditë një email me një grafik që tregon qartë zhvillimin e çmimit. Ata ose do të shohin që çmimi po rritet në mënyrë të vazhdueshme qe nuk ka trend për rënie - kjo mund t'i motivojë ata të blejnë biletën sa më shpejt. Nga ana tjetër, nëse ata mund ta shohin se çmimi është ulur në mënyrë të konsiderueshme, ata me kënaqësi do të blejnë biletën përpara se çmimi të fillojë të rritet përsëri.

Një email që të gjithë pëlqejnë ta "lexojnë"

​

Grafiku azhornohet çdo ditë  me çmimin aktual . Klientët tuaj kanë dy zgjedhje: 1. të klikojnë në butonin Book dhe të kthehen në website-in për të përfunduar prenotimin, ose 2. të klikojnë në butonin Cancel dhe çaktivizojne ndjekjen e çmimit të biletave.

Sipas grafikut, udhëtarët mund të zgjedhin nga ofertat alternative që kanë kontrolluar dhe blerë nga të tjerët. Burimi i të dhënave për këto oferta është Travelport eStreaming, me fjalë të tjera big data nga Travelport GDS. Flight Watchdog përpiqet të gjejë oferta të ngjashme  bazuar në kërkimin origjinal të klientit dhe për një numër të ngjashëm ditësh. Datat e udhëtimit mund të mos jenë saktësisht të njëjta, por nëse një destinacion për çmimin e duhur kap interesin e tyre, udhëtarët janë të gatshëm të ndryshojnë planet.

fw-graph.png
fw-golibe.gif

Si një shtesë(add-on) për GOL IBE tuaj ...

​

Në faqen me rezultatet e kërkimit, Flight Watchdog shfaqet me një dritare pop-up e cila tregon çmimin më të ulët të gjetur aktualisht dhe u ofron klientëve tuaj mundësinë e gjurmimit të çmimit për ta dhe ndjekjen e  zhvillimeve të mëtejshme (dhe rënien e dëshiruar të çmimit).

...ose si API për cdo motorr kërkimi online

​

Nëse nuk përdorni GOL IBE tonë për të shitur bileta ajrore në internet, ju perseri mund të pasuroni motorrin tuaj të kërkimit me funksionalitetin e Flight Watchdog falë API-it të tij. Shikoni dokumentacionin.

​​

Funskionet e përmbledhura të Flight Watchdog API:

​​

  • Create - krijon një vrojtues

  • Count – jep numrin e vëzhguesve për një adresë emaili

  • Count all - numer i përgjithshëm i vëzhguesve

  • Detail – jep detaje te fluturimeve te gjurmuara për cdo adresë emaili

  • Delete - fshin një vrojtues

  • Notificatiom - njofton në rast se çmimi i gjurmuar bie nen  pragun e përcaktuar

Css and php code on dark blue background
Manager controlling flights of aeroplane

Zbuloni se çfarë kërkojnë klientët tuaj

​

Flight Watchdog ka një përfitim tjetër të paçmuar për biznesin tuaj të udhëtimit. Ju keni qasje në statistikat e gjurmuesve të çmimeve të aktivizuar nga udhëtarët në faqen tuaj të internetit. Në këtë mënyrë ju do të dini se  për çfarë itinerari janë të interesuar. Si do ta perdorni këtë informacion në marketing varet nga imagjinata e biznesit tuaj.

Cfarë mund të shikoni përpara

​

Nuk janë të gjitha. Ne vazhdojmë të rrisim cilësinë e Flight Watchdog (si edhe të produkteve te tjera) nga dita në ditë. Po sikur të parashikonim çmimin e biletave, dhe udhëtarët do ta dinin se kur është momenti më i mirë për t'i blerë ato? Në fazën tjetër të zhvillimit, ne planifikojmë të prezantojmë inteligjencën artificiale. Imagjinoni një algoritëm që mund të mbledhë çmimet e biletave nga vitet e kaluara dhe bazuar në to vlerëson çmimet në të ardhmen. Tingëllon si sci-fi? Shumë shpejt mund të jetë realitet.

Artificial intelligence brain on blue in
bottom of page