GEM & GRM
Global Exchange Manager and Global Refund Manager përshpejtojnë dhe modernizojnë tërë procesin e exchange-it të biletave dhe rimbursimin e tyre. Shmangni komandat komplekse, vetëm me disa hapa të thjeshtë brenda nje ambienti grafik.
Akses dhe update i thjeshtë
Global Exchange Manager and Global Refund Manager mund të lancohen lehtësisht duke përdorur butonat GEM dhe GRM nga Travelport Smartpoint. Për shkak se janë aplikacione webi, nuk është e nevojëshme te bëhen përditësime. Ato ngarkohen menjëherë dhe ne menyre automatike. Me GEM ju ndërmerrni 6 hapa për të gjeneruar biletën e re duke ju dhene agjenteve tuaj shumë lehtësi në përdorim.
Perfitoni me shume nga suporti i perditshem i biznesit tuaj
GEM llogarit ndryshimet ne data te biletave te leshuara dhe parandalon gabimet e mundshme të agjentëve.
GEM zvogëlon ADM-te nga kompanite ajrore për llogaritje te gabuar dhe përpunimin e dobët të biletave të fluturimit.
Gjeneron biletë dhe EMD në mënyrë automatike.
Aplikacioni ofron një ndarje te taksave te paguara ne masken e exchange-it dhe detajet e taksave XT në fund të llogaritjes së biletave, gjë që është e rëndësishme në shkëmbimin ose rimbursimin që do kryhet.
Asnjë trajnim nuk nevojitet për shkak se GEM përdor një ndërfaqe web shumë praktike dhe të thjeshtë.
Vetitë kryesore
-
Llogaritja e re e udhëtimit para dhe pas nisjes, duke përfshirë fluturim të pjesshëm dhe duke përfshirë taksat.
-
Krahasimi i taksave origjinale dhe të reja dhe mundësia e zgjedhjes të diferencës.
-
Rregullimi automatik i maskës se tarifes të kërkuar për shkëmbimin dhe ri-lëshimin e biletës.
-
Mundësia për të ndryshuar biletat me Fare IT pra me tarifë private e dhenë nga kompania ajrore.
-
Lehtësi në ri-lëshimin e nje involuntary rebooking ose rerouting.
-
Kontrollon emrin dhe mbiemrin e udhëtarit sipas biletës origjinale.
-
Lëshon automatikisht një biletë të re dhe EMD.
Si funksionon GEM & GRM
Shihni webinar-in e regjistruar dhe zbuloni detajet më me hollësi.
Lidhur me procesin e exchange dhe rimbursimin e biletave, GEM dhe GRM janë produkte të patejkalueshme.
Michaela Gažáková, Agjencia e Rezervimit të GDS, Kiwi.com
GEM na ndihmon në automatizimin e pjesshem te procesit te exchange-it te biletave. Ne kemi qenë të dëshpëruar për këtë produkt për një kohë të gjatë. Para GEM procesi i kembimit te biletave ka qene ne forme manuale, dhe agjentët shpesh llogarisnin gabim bileten e re qe duhej leshuar. Falë GEM, nuk ekziston më ky problem.
Maria Udasco, Udhëheqëse e Ekipit të Shitjes, Travel Services Limited
GEM përdoret nga më shumë se 10 agjenci në Poloni. GEM, i ndihmon ata të përshpejtojnë procesin ditor dhe manual te exchange-ve. Aplikacioni është i besueshëm dhe merr mbështetje të shkëlqyeshme nga ekipi Travelport në Pragë.
Aleksandra Tomaszewska, Menaxhere ne sektorin e shitjeve, Travelport Poland