Si mund te kerkoni tarifen me te lire me linja ajrore te ndryshme duke u bazuar ne disponibilitetin te vendeve ne avion nepermjet nje komande te vetme?
Focalpoint Shopping eshte menyra me e pershtatshme e kerkimit te tarifave me te lira pasi bashkon ne nje komande te vetme kerkimin e tarifave me te ulta me linja te ndryshme ajrore dhe disponibilitetin e vendeve ne avion.
Focalpoint Shopping ju jep mundesine per kerkimin e tarifave me te uleta sipas vendeve te disponueshme ne avion dhe kryerjen e rezervimit vetem me tre hapa. Ju mund te perdorni Folcalpoint Shopping me ose pa itinerar te rezervuar dhe te kerkoni per te gjitha llojet e tarifave publike apo private ne databasen e sistemit Galileo.
Mjafton qe ne komanden e Focalpoint Shopping te specifikoni origjinen, destinacionin, daten e udhetimit dhe do te gjeni cmimet perkatese te listuara nga cmimi me i lire tek ai me i shtrenjte sipas disponibilitetit te vendeve te linjes ajrore te perzgjedhur.
Focalpoint Shopping lehteson punen e agjentit pergjate procesit te kerkimit per cmimin me te lire te mundeshem brenda nje kohe rekord duke i dhene mundesi agjentit per nje pergjigje te sakte dhe shpejte perkundrejt kerkeses se klientit.
Shenim i rendesishem: Logjika e planting carrier eshte vendosur si default ne perdorimin e komandave te Folcalpoint Shopping keshtu qe per kuotimin e itinerarit, mjafton te perdorni komanden FQ, pa e specifikuar planting carrier pasi sistemi e njeh automatikisht planting carrier per ato linja ajrore te autorizuara nga bsp.
Per me shume detaje, ju lutemi hapni informacionin bashkengjitur.
Comments