top of page

IATA PCI DSS - Si të njoftoj IATA-n që agjencia ime nuk përdor kartën e kreditit si mënyrë pagese ?

Të dashur agjentë,

Në vazhdimësi të informacioneve rreth PCI DSS gjeni dhe informacionin në vijim.

IATA PCI DSS – Si të njoftoj IATA-en  që agjencia ime nuk përdor  si mënyrë pagesekartën e kreditit ?

Agjencitë IATA që nuk dëshirojnë të çertifikohen për PCI DSS dhe nuk dëshirojnë të ofrojnë shërbimin e pagesës me kartë krediti nëpërmjet sistemit të rezervimit, pra nëpërmjet BSP duhet të plotësojnë formularin bashkangjitur këtij e-maili  dhe ta dërgojnë në Customer Profile të  IATA/BSP.

Nëse përjashtoj  pagesën me kartë krediti sipas  ISS New Gen të IATA-es, a duhet të jem i çertifikuar sipas kritereve të PCI DSS?

Nëse agjencia e udhëtimit nuk kryen transaksione me kartë krediti nëpërmjet sistemit të rezervimit dhe BSP-së, duhet që të paraqesë një deklaratë të nënshkruar nga një person i autorizuar i agjencisë me qëllim qe kësaj agjencie mos t’i kërkohet certifikimi nga PCI DSS. Dokumentacioni  do të mbahet në dosje dhe sapo rezolutat e IATA-s per NEW Gen ISS-së të bëhen efektive në vend, agjencisë do ti hiqet opsioni i mënyrës së pagesës me kartë krediti.

Linku i mëposhtëm nga IATA me pyetje dhe përgjigje  ju informon me më shumë detaje.

https://www.iata.org/services/finance/Documents/pci-dss-faqs.pdf Klikoni këtu për të shkarkuar materialin informues.

0 comments

Comments


bottom of page