top of page

Komanda e autorizimit të kthimit të kreditit, kujtesë: vendosja e DOB si SSR & emër, queue-të,etj



Komanda e autorizimit të kthimit të kreditit, vendosja e approval code si TMU mbasi bileta është bërë auto VOID/ Kujtesë! anullimet HX UC UN të Queue23


Kujtesë : vendosja e DOB ne emer dhe si SSR per Child/INF/ Senior/Student/ Kujtesë! *VR në PNR - infot nga linja ajrore



Të dashur përdorues të sistemit Galileo,


Dëshiroj të ndaj me ju komandën e autorizimit të kthimit të kreditit në sistemin e rezervimit Galileo.


1. Nëse një biletë paguhet me kartë krediti dhe me pas anullohet, VOID, paratë qëndrojnë të bllokuara në llogarinë e kartës së kreditit për disa ditë (3-5 ditë). Komanda e mëposhtëme ju lejon të ‘zhbllokoni paratë’ në llogarinë e kartes së kreditit.


Komanda e autorizimit të kthimit të kreditit:

Shembull:

a. Në fillim bëhet VOID bileta TRV/064 9903 484850

b. Më pas bëhet komanda e kthimit të kreditit: JVRAX372500000004004/A003456


JVR – komanda

AX372500000004004 – CC numri i kartës së kreditit

003456 - kodi i aprovimit

Kodi i aprovimit të transaksionit gjendet në biletën elektronike, me ngjyrë të kuqe :

TKT: 064 9903 484850 NAME: NOVAK/JANMR

CC: CA5444908066401255

ISSUED: 08FEB21 FOP:CA5XXXXXXXXXXX1255-656455

PSEUDO: 73HJ PLATING CARRIER: OK ISO: CZ IATA: 99999992

USE CR FLT CLS DATE BRDOFF TIME ST F/B FARE CPN

VOID OK 618 V 10SEP PRGAMS 1725 OK V0BAGG 1

NVB10SEP NVA10SEP 0PC

FARE EUR 69 TAX 659CZ TAX 881YQ TAX

TOTAL EUR 235

FARE RESTRICTIONS APPLY

PRG OK AMS 32.54 NUC32.54END ROE21.357052

RLOC 1G SJSJJF 1A M4G5IL


Nëse sistemi ju lëshon një biletë VOID automatike kodin e autorizimit e keni të theksuar me të kuqe. Përdoreni të njëjtin kod për të lëshuar biletën ose për të bërë zhbllokimin e fondeve

TKP




Përdorimi i të njëjtit kod për ta rilëshuar këtë biletë është si TMU – ticket modifier update si më poshtë bashkë me numrin e kartes së kreditit dhe kodin e aprovimit:


TMU1FEP373900000001255 * D1222 * A 886259



2. Ju sjell në kujtesë kujdesin që duhet të vazhdoni të keni në përdorimin e QUEUE-ve sidomos për ato agjensi të cilat kanë dhe sistem rezervimi online që do të thotë që duhet të vendosin PCC Pseudo City Code përkatëse. Kujdes! kur ju duhet të anulloni segmentet HX, UC dhe UN!

QCA hapet Queue

Q/23 është queue që mbledh rezervimet e anulluara nga linja ajrore

Nëse në një PNR segmenti 1 dhe 2 është HX, UC, UN anullimi i saktë duhet të jetë:

@1-2XK

R.agjenti

ER

ER


Nëse queueja që ju duhet të shikoni është ajo online komandat që ju duhet të bëni është të vendosni PCC e online si më poshtë:


QCA/6LY hap queue të PCC 6LY

QCA/6LY/23 hap queue të PCC 6LY të queue 23

Nëse në nje PNR segmenti 1 dhe 2 është HX, UC, UN anullimi i saktë duhet të jetë:

@1-2XK

R.agjenti

ER

ER


Nëse e keni harruar PCC e online tuaj, ju lutem më kontaktoni sa më shpejt te jetë e mundur!



3. Kini kujdes! vendosjen për pasagjerin CHILD apo për pasagjerë të tjerë kur ulja e tarifës bëhet në bazë të moshës ju lutem mos harroni të vendosni DOB date of Birth në ëmër dhe si SSR, për të gjitha linjat ajrore sidomos për LH grup apo dhe për fluturimet code share të operuara nga LH group. Mungesa e këtij informacioni mund të përdoret nga linja për penalizim.

Vendosja e DOB në emrin e pasagjerit child:

N.SAIT/VICTORIA*P-C06 DOB20MAY15

Vendosja e DOB si SSR për pasagjerin e dytë në PNR me datelindje 20May2015:

SI.P2/CHLD*20MAY15



4. Kini Kujdes! Marrja dhe dhënia e informacionit nga linja ajrore dhe nga agjenti është e rëndësishme. Prandaj lexoni në mënyrë të vazhdueshme *VR në një PNR. Ju duhet të vendosni në këtë PNR të gjitha infot e kërkuara nga linja ajrore në mënyrë që mos ti lini vend ndonje penaliteti.


Për cdo pyetje ju lutem më kontaktoni.


Ju përshëndes,

Manjola

0 comments
bottom of page