top of page

Secure Flight Program

1- Cfare eshte programi Secure Flight?


TSA (Transportation Security Administration) ka implementuar programin Secure Flight sipas te cilit te gjitha kompanite ajrore amerikane/code share duhet te sigurojne Secure Flight Passenger Data ( SFPD) per te gjitha fluturimet per ne /nga/brenda U.S. Informacioni i SFPD duhet te kete te perfshire:

1) Emrin/Mbiemrin e plote te pasagjerit ashtu sic paraqitet ne dokumentin e udhetimit apo ID. 2) Daten e lindjes 3) Gjinine 4) Redress number (nese e zoteron).


2-A perfshin ky program edhe femijet?


Cdo pasagjer qe ka nje bilete dhe nje bording pass (duke perfshire edhe femijet) do te kene te nevojshem verifikimin nga departamenti i TSA keshtu qe te dhenat e Secure Flight duhet te vendosen ne rezervim: ( Emri/Mbiemri, Data e lindjes, Gjinia).


3- Cfare eshte nje Redress Number?


Redress Number eshte nje numer unik qe sigurohet nga departamenti i Securitise se U. S. DHS ( Department of Homeland Security) per ata individe qe perdorin programin e Traveler Redress Inqury Program (TRIP). Sipas ketij programi keta pasagjere e perdorin Redress number ne te gjitha rezervimet e tyre te ardhshme.


4-Cfare eshte SSR ADPI qe mund te marri agjensia nga linja ajore ne Vendor Remark dhe si duhet te perdoret?


Informacioni i ri i SSR ADPI( ADvise Passenger Information) i siguron linjes ajrore mundesine te kerkoje informacionin e SFPD ne ato situata te cilat fluturimi eshte Secure Flight por PNR-ja e krijuar nga agjenti nuk permban asnje informacion SSR DOCS. Linja Ajrore mund te zgjedhi mundesine e dergimit te ketij reminderi agjensise si ADPI (ADvise Passenger Information) per vendosjen e te dhenave SFPD.



Per me shume Informacion rreth Secure Flight ju lutemi hapni informacionin bashkangjitur ose vizitoni faqen e ASK TRAVELPORT.

0 comments

Comments


bottom of page