top of page

Sherbimet e Travelport rreth politikave te reja te linjave ajorore ne lidhje me COVID-19



Te dashur agjentë ,

Uroj që ky njoftim t’ju gjej mirë ju dhe familjet tuaja!

Përmbledhje Me pandeminë globale të COVID-19, linjat ajrore po lejojnë që udhëtimet të rezervohen në data alternative, madje edhe për tarifat e pandryshuara . Kur pasagjeri mund të rezervojë datat e reja të udhëtimit, agjenti i udhëtimit perdor funksionet aktuale të procesit te exchange.

Detaje dhe shembuj Për të siguruar vazhdimësinë e informacionit te biletave origjinale, do jetë e nevojshme të shtoni një segment mbajtjes në PNR-të aktuale. Kjo do të mbajë PNR qe te jetojë përtej datës së zakonshme te spastrim, duke ruajtur informacionin e biletes origjinale të mbajtura nga linja ajrore si të gjitha informacionet e tjera të regjistruara në PNR. *Shënim, shtimi i një segmenti mbajtës në GDS nuk siguron mbajtjen aktive e PNRse ne sistemin e linjes ajrore por vetëm rezervimet me datat e reja mund ta bëjnë këtë.

Shembull: >RT.T/31DEC*KEEP PNR LIVE DUE COVID19

Pergjigjja e sistemit: 1. T TEXT 31DEC-KEEP PNR LIVE DUE COVID19

Pasi të keni ndërmarrë hapa për të ruajtur informacionin origjinal të PNR, do të jetë e nevojshme të përcaktoni vlefshmërinë e biletave origjinale. Normalisht, një linjë ajrore e mban një biletë elektronike aktive deri në 13 muaj nga data e lëshimit , ndërsa kuponat e fluturimit të papërdorura mbeten në biletë. *Sidoqoftë, vini re se kjo politikë mund të ndryshojë nga nje kompani ajrore ne tjetren. Për të siguruar që bileta mbetet e hapur për përdorim, ajo duhet të shkëmbehet/behet exchange në një biletë të re brenda periudhës së vlefshmërisë.

Per cdo pyetje ju lutem me kontaktoni, Ju përshëndes dhe uroj rikthim të shpejtë të përditshmërise sonë!


Manjola Hysi Travelport Albania Sheshi Skenderbej, Pallati i Kultures, Tirane T +355 4 2251720 M +355 3 682076937 manjola.hysi@travelportalbania.com www.travelportalbania.com

0 comments
bottom of page