Të dashur agjentë,
javën e kaluar ju njoftuam për mënyrën se si ne po ju mbështesim në përmbushjen e kushteve të IATA rreth certifikimit PCI DSS (Standartizimi i Sigurisë së të Dhënave të Industrisë së Kartave te Kreditit) përpara afatit të përcaktuar nga IATA ,1 Mars 2018.
Sot, dëshirojmë t’ju prezantojmë mënyrën sesi do të realizohet ky çertifikim.
Kush duhet të plotësojë kushtet e PCI DSS?
Të gjithë bizneset që përdorin kartat e kreditit si mënyrë pagese duhet të çertifikohen sipas standarteve të PCI DSS.
Detyrimi nga Agjencitë IATA për të përmbushur kushtet e PCI DSS para afatit; 1 Mars 2018.
Çdo agjenci e akredituar nga IATA, që pranon pagesa me kartë krediti nëpërmjet BSP duhet të përmbushë kushtet e PCI DSS.
Pra, si mund t'ju ndihmojmë?
Ne bashkëpunojmë me SecurityMetrics, një kompani Amerikane, inovatore & lider në ofrimin e shërbimeve të sigurisë së të dhënave sipas standardeve të sigurisë për organizatat anembanë botës. Që nga viti 2000, SecurityMetrics ka ofruar shërbime inovative të sigurisë, mbështetje të klientëve dhe profesionistë të kualifikuar për më shumë se 800,000 biznese duke i ndihmuar ata të plotësojnë kushtet e PCI DSS.
Duke krahasuar çmimet standarte në treg, ne së bashku me Security Metrics kemi negociuar dhe ofruar çmime shumë konkuruese tëSAQ (Self-Assessment Questionnaire).
Parametrat e vlerësimit bazohen në volumin e pagesave me kartë krediti.
Price (per year)Services
$ 69.99 Only SAQ
$ 119.99 SAQ incl. 1 vulnerability checks
$ 199.98 SAQ incl. 2-5 vulnerability checks
$ 99.00 Additional 5 vulnerability checks
Për të filluar kliko këtu: info.securitymetrics.com/travelport-pcidss-compliance
Si do filloni me çertifikimin e PCI DSS?
Secili prej jush mund të përfitojë nga bashkëpunimi ynë i vlefshëm me SecurityMetrics.
Për më shumë informacion rreth përmbushjes së kushteve të PCI DSS dhe ndihmës tonë, ju lutemi vizitoni: www.travelport.com/pcidsscompliance
Stafi Travelport Albania
Comments